Vendosni fjalën kyçe....

Avokatja e caktuar nga shteti për Berishën mbërrin në GJKKO pas shtyrjes së seancës


Avokatja Jalldiz Kastrati ka mbërritur në GJKKO pasi gjykata vendosi zyrtarisht shtyrjen e seancës për ish-kryeministrin në orën 15:00.

Seanca e marrjes në pyetje në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha u shty zyrtarisht për në orën 15:00, ditën e sotme.

Berisha akuzohet nga SPAK se është përfshirë në korrupsion pasiv lidhur me privatizimin ish-kompleksit sportiv “Partizani” në kryeqytet.

Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e thirrur për caktim kryesisht nga gjykata, av.Jalldiz Kastrati dhe av.Rabije Cenalia.

Nga ana e gjykatës, iu la kohë mbrojtësve për tu njohur me aktet e procedimit penal të fazës së hetimit paraprak, të përcjella nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe për këtë arsye ndërpreu shqyrtimin gjyqësor, për të rifilluar ditën e sotme, në orën 15.00.