Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli tërheq të gjithë diplomatët nga Turqia – Media


Izraeli ka tërhequr diplomatët e tij nga Turqia mes frikës së hakmarrjeve të dhunshme në lidhje me luftimet e vijueshme në Gaza, kanë raportuar disa media.

Lëvizja pason një seri mitingjesh të nxehta pro-Palestineze në Turqi këtë javë, disa prej të cilave përfunduan me përleshje.

Vendimi u mor si një masë paraprake sigurie për shkak të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, tha një zyrtar izraelit i paidentifikuar për AFP të enjten. Dy zyrtarë turq vunë re gjithashtu tërheqjen në komentet për Times of Israel, duke theksuar se tërheqja nuk ishte ‘politike’ dhe e bërë vetëm për shqetësime sigurie.

Vetëm një ditë më parë, qeveria izraelite u kërkoi qytetarëve të saj që të largoheshin ‘menjëherë’ nga Turqia për shkak të frikës së ngjashme pas protestave kaotike në konsullatën e Izraelit në Stamboll dhe ambasadën në Ankara.

Tubimet u mbajtën menjëherë pasi një spital palestinez në Gaza u godit gjatë një sulmi me raketa, për të cilin zyrtarët nga të dyja palët ia kanë hedhur fajin njëri-tjetrit. Shpërthimi vrau qindra njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.

Protesta jashtë konsullatës përfundimisht shpërtheu në kaos, me disa demonstrues që hodhën gurë, lëshuan fishekzjarrë dhe madje provuan të digjnin objektin. Policia vendosi topa uji dhe spërkatës me  piper për të shpërndarë turmën e zemëruar.

Disa demonstrues thuhet gjithashtu se u përpoqën të sulmonin rezidencën në Ankara të ambasadores izraelite Irit Lillian. I dërguari dhe stafi i saj ishin evakuuar në mënyrë të sigurt që nga e enjtja, sipas dy zyrtarëve turq.

Protesta të ngjashme kanë shpërthyer në qytete anembanë Lindjes së Mesme, me mitingje pro Palestinës të mbajtura në Libi, Tunizi, Liban, Jordani, Irak, Siri, Iran, Kuvajt dhe gjetkë.

Izraeli ka evakuuar stafin diplomatik nga shumë vende këtë javë, me punonjësit në Marok dhe Egjipt gjithashtu të thirrur në shtëpi të mërkurën. Ambasadat e saj në Jordani dhe Bahrein u avakuuan ditët e fundit, sipas transmetuesit izraelit Kan.