Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Cërrik, 2 të plagosur


Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

Nga përplasja e tre mjeteve kanë mbetur të plagosur 2 perrsona, ndërsa është shoqëruar në polici njëri prej shoferëve.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në lagjen “Shënkoll”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues shtetasit Q. B., 60 vjeç, M. Q., 28 vjeç dhe J. S., 34 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit M. Q. dhe J. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi Q. B. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.