Vendosni fjalën kyçe....

Berisha kërkon që të votohet rezoluta e PD-së për Kosovën, nuk mbyll dyert për mirëkuptim me PS-në


Kryetari i PD-së të Rithemelimit, Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së deputetëve të grupit të tij foli mbi rezolutën për Kosovën që pritet të miratohet në Parlament.

Berisha u shpreh se do kërkojnë me ngulm që të votohet rezoluta e tyre që sipas tij është në përputhje të plotë me qëndrimet e parlamentit të Kosovës dhe miqve të saj. Ai shtoi për këtë rezolutë se teksti i saj dënon Serbinë për sulmin e armatosur në Banjskë.

Por Berisha la të hapur mundësinë për një rezolutë të përbashkët me shumicën qeverisëse në Parlament.

Opozita konstaton se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës. U diskutua për propozimet për rezolutën ndaj Kosovës, një tekst shumë i mirë. Deri tani të dhënat se maxhoranca nuk pajtohet me dënimin e Serbisë për atë që ndodhi në Kosovë, por nëse kjo klauzolë nuk pranohet, atëherë ku parlament mund të quhet parlament i Bjellorusisë. Ne kemi rezolutën tonë, kërkojmë të votohet rezoluta jonë. Rezoluta që paraqet grupi parlamentar i PD-së është në përputhje të plotë me qëndrimet e parlamentit të Kosovës, me qëndrimet e miqve të Kosovës. Është një rezolutë shumë mirë e studiuar. Urojmë dhe shpresojmë që të mos mbeten skllevër të Vuçiçit, emri i të cilit nuk është përmendur ndonjëherë nga Edi Rama. Megjithatë urojmë të votohet rezoluta jonë, ose të gjejmë një mirëkuptim për rezolutë të përbashkët. Për zhvillime të tjera do ju informojë Gazment Bardhi”, deklaroi Berisha.