Vendosni fjalën kyçe....

Videot e fundit, raketat nisen për të goditur qytetin izraelit, kapen në ajër


Dy video të reja janë shfaqur së fundmi mbi sulmin e grupit Hamas ndaj Izraelit dhe kundërpërgjigjen e këtij të fundit përmes sistemit të mbrojtjes ajrore të njohur si ‘Iron Dome’.

Raketat drejt Ashkelonit e qyteteve të tjera pranë, pasojnë një sulm të nisur mëngjesin e së shtunës ku mijëra raketa u lëshuan drejt jugut e qendrës së Izraelit nga Hamas.

Nga sulmi ajror, tokësor e detar kanë humbur jetën sipas autoriteteve izraelite mbi 700 persona, nga të cilët 44 janë ushtarë.

Ndërsa nga kundërpërgjigjia e Izraelit  janë vrarë mbi 430 palestinezë në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Më herët WSJ tha se sulmi ndaj Izraelit ishte bashkërenduar nga zyrtarë të inteligjencës iraniane në bashkëpunime me grupet Hamas e Hezbollah.