Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi terrorist me 200 viktima ndaj Izraelit, çfarë dihet deri tani


  • Izraeli u godit rreth orës 6 e 30 të mëngjesit nga një sulm i beftë me raketa e nga toka, të cilat kanë shkaktuar deri tani rreth 200 viktima dhe mbi 1000 të plagosur.

 

  • Sulmi është marrë përsipër nga grupi militant Hamas, i cili përmes një prej zyrtarëve të rëndësishëm tha se grupi është i gatshëm për të gjitha opsionet dhe se shpresonte që të ketë një betejë tokësore për të vendosur fundin e betejës.

 

  • Përveç mbi 2 mijë raketave, u raportua se militantët ishin futur në territorin e Izraelit nga disa drejtime duke sulmuar pika të shumta.

 

  • Pas sulmit, forcat e mbrojtjes së Izraelit nisën një fushatë sulmesh ajrore ndaj Gazës me Ministrinë e Shëndetësisë që raportoi për 198 viktima e qindra të lënduar.

 

  • Kryeministri i Izrelit Netanyahu tha se vendi ishte në luftë dhe se terroristët do paguanin çmimin më të rëndë ndonjëherë. Po kështu shefi i ushtrisë në një reagim të menjëhershëm theksoi se Hamasi kishte hapur ‘dyert e ferrit’.

 

  • Sulmi u dënua ashpër njërëzi nga të gjithë krerët e vendeve perëndimore dhe një numër i madh vendesh të tjera. Presidenti i Brazilit Lula, kërkoi mbledhjen e menjëhershmetë Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ndërsa një zyrtar i lartë i ushtrisë iraniane, Gjeneralmajor Yahya Rahim Safavi, përgëzoi militantët e Hamasit për sulmin dhe tha se Irani do i mbështesë deri në çlirimin e Palestinës dhe Jeruzalemit të shenjtë.

 

  • Presidenti amerikan Biden tha pas telefonatës me kryeministrin izraelit Netanyahu se mbështet plotësisht të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.

 

  • Hamas si dhe autoritetet izraelite kanë raportuar se një komandant izraelit e një numër ushtarësh janë marrë peng gjatë sulmit dhe mbahen në pika të ndryshme në Gaza.

 

  • Operacioni ushtarak i Izraelit vijon  në Gaza me zëdhënësin e ushtrisë që ka deklaruar se shpreson që deri në fund të ditës asnjë terrorist të mos mbetet i gjallë. /Hashtag.al