Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Momente tensioni në Kuvend, Berisha bllokon foltoren, rrethohet nga Garda


Me tensione dhe debate të forta vijojnë diskutimet në seancën e sotme plenare, ku duket se folësit kanë devijuar nga rendi i ditës dhe po flasin për tensionet në Kosovë.

Në një moment Berisha bllokon foltoren e Kuvendit dhe nuk pranoi që ta lironte atë, duke vijuar të fliste edhe me mikrofon fikur. Basha nga ana tjetër vijonte replikën nga vendi i vetë. Kaq mjaftoi që të ngrihej Garda dhe të rrethonte foltoren.

Ndërkohë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla urdhëroi largimin e Gardës.