Vendosni fjalën kyçe....

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në pyllin e Pishporos dhe Darëzezës


Disa vatra zjarri janë riaktivizuar sërish pasditen e sotme në pyllin e Pishporos dhe Darëzezës në Fier.

Pas ndërhyrjes nga ajri të dy avionëve Canadair, vatrat janë riaktivizuar sërish të favorizuara edhe nga era e fortë ndërkohë që aktualisht vatra më masive ndodhet në zonën e Pishës së Butë.

Përballë kësaj situate autoritetet po kërkojnë përforcime nga qarqe të tjera, ndërkohë që në terren për shuarjen e flakëve ndodhen 11 mjete zjarrfikëse.

Ndërkohë sipërfaqja e përshkruar nga zjarri gjatë këtyre ditëve sipas përllogaritjeve paraprake arrin në 800 hektarë.