Vendosni fjalën kyçe....

Çmimi i naftës, Meta: Pas dy viteve Komisioni i Ligjeve mori në shqyrtim propozimin


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se Komisioni i Ligjeve do të marrë sot në shqyrtim propozimin e Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës.

Sipas propozimit PL kërkon heqjen e dy taksave për të ulur çmimin për qytetarët dhe biznesin. 

Pas rreth 2 vjetësh, sot Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, merr në shqyrtim propozimin e Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës. Ky propozim i heq dy taksa çmimit të naftës dhe për pasojë ul çmimin e naftës për qytetarët dhe biznesin”, ka shkruar Meta në facebook.