Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i protestuesve, Meta: Propozimi ynë do diskutohet në Komisionin e Sigurisë Kombëtare


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 4 maj të 2021-shit për shfuqizimin e nenit për burgosjen e protestuesve.

Sipas Metës, ky ndryshim refuzon të zbatohet nga kjo qeveri.

REAGIMI I METËS
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 4 maj 2021 vendosi shfuqizimin e nenit në Kodin Penal, që i lejonte policisë së regjimit burgosjen e protestuesve, me arsyetimin e “protestës së paligjshme”.
Si në asnjë vend tjetër demokratik, Kuvendi i Shqipërisë i kontrolluar nga regjimi, refuzoi zbatimin e këtij vendimi, duke mos ndërmarrë hapat për ndryshimin e Kodit Penal.
Ditën e sotme, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare do të diskutohet propozimi i deputetëve të Partisë së Lirisë, të cilët kanë kërkuar ndryshimin e Kodit Penal, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.