Vendosni fjalën kyçe....

Renditja e UT në vendet e fundit, rektori Hoxha: Të dhënat ende në përpunim. Manastirliu: Do vijuar transformimi


Rektori Artan Hoxha, tha sot se renditja nga ‘Times Higher Education World University Rankings’, ku Universiteti i Tiranës renditej në vendet e fundit, është në përpunim dhe se rezutatet përfundimtare do dalin vitin që vjen.

“Sa i takon një prej faqeve rankuese që është në diskutim, është një rankim në përpunim sepse rezultatin e nxjerr në 2024 disa nga kriteret e verifikimit nuk janë të plotësuara dhe rezultatet dalin në 2024.” – tha Hoxha.

Ndërkohë ministrja e Arsimit Manastirliu tha se renditja e publikuar është tregues se shndërrimi i universiteteve duhet të ecë përpara, ku një vëmendjen e veçantë do i kushtohet kërkimit shkencor.

“Duhet të vijojmë transformimin e universiteteve. Një vëmendje e veçantë do i kushtohet dhe kërkimit shkencor. Brenda vitit 2024 do bëjmë model të ri me kritere të reja, duke përshtatur modelet më të mira kombëtare si kërkimi shkencor të mos jetë pjesë që lidhet me pedagogë e akademikë por dhe  studentëve, madje të pikëzohet dhe përfshirja e tyre.” – tha Manastirliu.