Vendosni fjalën kyçe....

Sveçla publikon dokumentin që lidh shtetin serb me grupin e sulmit në veri të Kosovës


Pas publikimit të të dhënave se njëri nga personat e vrarë në sulmin e Banjsë ka qenë truprojë e shefit të BIA-s serbe, Alekandër Vulin, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka vazhduar me prezantimin e provave të reja që sipas tij tregojnë qartë lidhjet zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku.

Sveçla ka publikuar një dokument që sipas tij tregon që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lëshuesit të granatave.

Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës.

Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ministri ka shtuar se “atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”- shkruan Sveçla.