Vendosni fjalën kyçe....

Basha i prezanton paketën e propozimeve politike të PD-së raporterve të KiE


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me nënkryetarët Flutura Açka dhe Kreshnik Çollaku, pritën raporterët e Këshillit të Europës të cilët ndodhën më Tiranë.

Basha i prezantoi dy reporterëve paketën e hartuar nga ekspertët e PD që sipas tij do zbulojnë

Pritëm sot në PD reporterët e Këshillit të Europës. I njoha me paketën e hartuar nga ekspertët e PD për t’i kthyer shqiptarëve besimin tek vota dhe politika, duke u dhënë fuqi vendimarrëse dhe një politikë te pastër.

1️. Lista të hapura

Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.

2.Barazia e votës

Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin

3.Vota e diasporës

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë.

4.President nga populli

Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli

Një nga shqetësimet kryesore në Shqipëri është shitblerja e votës dhe korrupsioni i përhapur kudo që ndikon edhe në deformimin e vullnetit të zgjedhësve. Ligji për dekriminalizimin i iniciuar nga PD, tregoi se sa thellë kishte depërtuar krimi në qeverisje. Tashmë prioritet për PD-në për të luftuar korrupsionin në nivele te larta është:

1 Vetting për politikanët

Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale lidhje të cilat i përdorin për të bletë vota dhe shantazhuar votuesit.

2.Fund imunitetit nga ndjekja penale

Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK.”, shkruan Basha.