Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet trupi i pajetë edhe i një sulmuesi të dyshuar në veri


 

Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar të hënën se e ka gjetur trupin e pajetë të edhe një sulmuesi të dyshuar në veri të vendit.

Trupi i pajetë i sulmuesit është gjetur rreth 1.5 kilometra larg “vendit të incidentit”, një ditë pasi një grup prej dhjetëra personave të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës.

Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga prokurori Naim Abazi.

Po ashtu është gjetur edhe një automjet tjetër me armatim.

“Jemi duke bërë përpjekje ta identifikojmë atë pasi për momentin, pasi nuk kishte dokumente identifikimi me vete”, tha Abazi./REL.