Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën efektivi, vriten 3 nga agresorët/ Sulmi me armë ndaj policisë së Kosovës në rend kronologjik (Dinamika, reagimet, sfondi)


ÇFARË KA NDODHUR

Një efektiv i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku humbi jetën nga të shtënat në fshatin Bajnskë të Zveçanit rreth orës 3 të mëngjesit.

Nga të shtënat u plagos kolegu i tij Alba Rushiti, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Pas rrethimit nga policia e shkëmbimit të zjarrit më të, tre nga autorët e sulmit ndaj policisë janë vrarë.

DINAMIKA E NGJARJES

Sulmi ndaj policisë së Kosovës në Bajnskë në 3 të mëngjesit, vrasja e policit

Rreth orës 3 të mëngjesit, dy kamionë pa targa janë vendosur mbi urën e Bajnskës në Zveçan. Pas vajtjes së policisë në vendin e ngjarjes, efektivët janë sulmuar me armë nga disa drejtime. Nga plumbat humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku e u plagos efektivi Alban Rashiti e u lëndua lehtë një tjetër efektiv, të dy jashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta policore shkojnë në vendngjarje

Pas vrasjes së efektivit, forca të shumta policie, të shoqëruara nga KFOR-i e EULEX-i shkojnë në Bajnskë. Herë pas herë ndaj policisë së Kosovës ka të shtëna me armë.

Agresorët futen brenda Manastirit

Trupa prej 30 personash, sipas policisë e autoriteve të Kosovës është strehuar brenda Manastirit të Bajnskës. Në një deklaratë për mediat, vetë dioqeza ka konfirmuar se persona të armatosur janë futur brenda rrethimit të manastirit.

Në 10 të mëngjesit mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë

Në orën 10 të mëngjesit kryeministri i Kosovës Albin Kurti thirri mbledhjen e Këshllit të Sigurisë pas ngjarjeve të rënda në veri.

Mbyllen rrugët hyrëse e dalëse nga Bajnska

Pas vrasjes së efektivit, janë mbyllur të gjitha rrugët që çojnë te fshati Banjskë i Zveçan. Po kështu Prishtina vendosi edhe mbylljen e pikës hyrëse në doganën e Bërnjakut.

Vriten 3 nga autorët e sulmit ndaj policisë

Policia rrethon agresorët brenda manastirit. Nga shkëmbimi i zjarrit janë vrarë 3 nga atorët e dyshuar të sulmit ndërsa janë arrestuar 4 të tjerë.

REAGIMET E POLITIKËS NË KOSOVË E SHQIPËRI

Kurti akuzon Beogradin e paralajmëron agresorët

Kryeministri Albin Kurti ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë e vrasjen e efektivit Afrim Bunjaku. Ai ka akuzuar Beogradin për mbështetjen politike, financiare e logjistike të grupit të armatosur.

“Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve. Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur.” ka shkruar Kurti

Ai u ka bërë thirrje persnave të armatosur që të dorëzojnë armët.

Presidentja Osmani ndërpret vizitën në SHBA

Osmani ndërpreu vizitën zyrtare në Neë York, pas ngjarjeve në Zveçan. Ajo ka thënë se vrasja e një polici në veri dhe plagosja e një tjetri, ka qenë e planifikuar dhe orkestruar nga bandat kriminale serbe.

Abdixhiuku tregon me gisht Beogradin

Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku tha se sulmi ndaj Policisë së Kosovës është sulm terrorist ndaj Republikës dhe vetë rendit kushtetues. Ai ka thënë se këto sulme nga bandat kriminale me adresë në Beograd, nuk mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë dhe vetë sovranitetit.

Haradinaj thotë se sulmi godet sigurinë në Kosovë e rajon

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se sulmi ku mbeti i vdekur një zyrtar policor dhe një tjetër u plagos, është terrorist dhe goditje mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Ai theksoi se Beogradi duhet të heqë dorë urgjentisht nga veprimet e tij destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme për të dyja vendet.

Presidenti i Shqipërisë Begaj shpreh mbështetjen e fortë për Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Begaj, i bëri thirrje komunitetin ndërkombëtar që të reagojë për sulmin e rëndë ndaj Policisë së Kosovës në Bajnskë të Zveçanit. Ndërsa shprehu mbështetjen e Shqipërisë, ai tha se akti i organizuar kriminal është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Kosovës.

Kryeministri Rama i kërkon SHBA-së e BE-së të ulin në tryezë Kosovën e Serbië

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ngjarja e fundit e ndodhur në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës, është kambana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës në një konflikt të armatosur. Rama ka bërë thirrje për komunitetin euroatlantik që ta ulë Kosovën dhe Serbinë në tyrezën e dialogut opër normalizim të marrëdhënieve.

REAGIMET NDËRKOMBËTARE

Ambasadori amerikan Hovenier ka bërë thirrje për zbatim të ligjit në Kosovë. Ai ka deklaruar se duhet ruajtur qetësia dhe se autorët e sulmit vdekjeprurës duhet të dalin para ligjit.

Ambasadorët e QUINT-it  i kanë shkuar në  zyrë Kurtit.

Përfaqësuesja speciale e sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka bërë thirrje që autorët e sulmit të së dielës në veri të vendit ku mbeti i vdekur një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur, të mbajnë përgjegjësi.

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri. ai shkruan se e dënon fuqishëm sulmin ndërsa bën thirrje për ndaljen e dhunës e hetim të plotë të ngjarjes.

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se është i tmerruar nga sulmi i të dielës në veri të Kosovës, ku mbeti i vdekur një polic dhe u lënduan dy të tjerë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog ka reaguar lidhur me sulmin në Banjskë të Zveçanit. Ai ka  shpërndarë reagimin e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme, Josep Borrell, duke e quajtur sulmin të tmerrshëm duke shtuar se ai është organizuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se duhet të vërtetohen të gjitha faktet rreth sulmit të së dielës në veri të Kosovës, ku mbeti I vrarë një zyrtar I Policisë së Kosovës dhe dy të tjerë janë lënduar.

REPLIKA e ministres Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës Gërvalla e qujti të turpshëm reagimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së Borrell. Në një shënim në X ajo tha se Borrell nuk tha asnjë fjalë në mbështetje të policisë së Kosovës dhe as kundër terroristëve.

“Terroristët vrasin policinë – dhe ju thoni ‘të gjithë aktorët’? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A iu referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si ‘armiqësore’?. Çfarë turpi, Deri kur mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?.”- shkroi ajo në X.

SFONDI

Vrasja e policit në Kosovë vjen pas muajsh tensione mes Prishtinë e Beogradit lidhur me zgjedhjet në katër komuna të veri të Kosovës e përplasjeve të dhunshme atje për disa ditë me radhë. SHBA-ja e BE-ja i kanë kërkuar me forcë në mënyrë të përsëritur Kurtit që të ulë tensione në veri duke caktuar zgjedhje të tjera atje dhe duke mos i futur me forcë zyrtarët e zjedhjeve të  20 majit 2023.

Ditët e fundit, Kurti e Vuçiç janë takuar në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së po nuk kanë arritur asnjë marrëveshje. Po kështu prej muajsh SHBA-ja përmes të dërguarit special Gabriel Escobar e BE-ja kanë ushtruar presion ndaj kryeministrit Kurti duke i kërkuar të zbatojë Marrëveeshjen për Asociacionin e Komunave Serbe në veri duke e paralajmëruar me izolim të mëtejshëm nëse nuk zbaton marrëveshjet e dakordësuara më herët./Hashtag.al