Vendosni fjalën kyçe....

Man.United kontakton Zinedin Zidane për stolin


Manchester United raportohet se ka kontaktuar Zinedine Zidane, të cilin e shohin si pasardhës të Erik ten Hag.

Ten Hag nuk e ka nisur mirë sezonin e ri me skuadrën angleze, andaj presioni mbi të dhe klubin po vazhdon që të rritet.

Sipas “OkDiario”, Man United ka kontaktuar tashmë me Zidane për të parë mundësinë që ai të zëvendësojë trajnerin holandez, nëse ky i fundit vazhdon me rezultate të dobëta.

Kujtojmë se francezi është trajner i lirë që nga vera e vitit 2021, kur u largua nga Real Madridi.

Ai ishte i lidhur ngushtë edhe më herët me punën e trajnerit te Manchester United, por që një marrëveshje mes tyre nuk ndodhi asnjëherë.

Sa i përket Erik ten Hag, ai me “Djajtë e Kuq” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.