Vendosni fjalën kyçe....

E quajti Xi Jingping-un diktator, Kina i përgjigjet ministres gjermane: Deklarata absurde


Pekini ka ‘bërë hetime serioze’ mbi komentet e bëra nga ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha Ministria e Jashtme kineze të hënën, pasi kryediplomajtja iu referua presidentit kinez Xi Jinping si ‘diktator’ javën e kaluar.

Kina është “jashtëzakonisht e pakënaqur” me këto komente, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, në një konferencë të rregullt lajmesh.

Mao tha se komentet “absurde” “shkelin dinjitetin politik të Kinës” dhe janë të barabarta me një “provokim të hapur politik”.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë i bëri komentet e saj në një intervistë për Fox Neës të enjten e kaluar.

Kur u pyet për qëndrimin e saj për konfliktin e vazhdueshëm midis Kievit dhe Moskës, Baerbock deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin nuk duhet të lejohet të fitojë pasi kjo do trimëronte “diktatorët e tjerë në botë” si “Xi, presidenti kinez”.