Vendosni fjalën kyçe....

Vendi afrikan raporton ‘rënien e plotë’ të rrjetit të energjisë


Një zjarr në një linjë të madhe të transmetimit të energjisë në Nigeri shkaktoi një “rënie të plotë ” të sistemit të rrjetit dhe çoi në ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike në të gjithë vendin e Afrikës Perëndimore, njoftuan autoritetet.

Ministri i Energjisë së Nigerisë, Adebayo Adelabu, tha se zjarri shkaktoi një shpërthim në një linjë transmetimi që lidh termocentralet Kainji dhe Jebba në shtetin veri-qendror të Nigerit.

Prodhimi i energjisë në Kainji ra në zero dhe çoi në një rënie të sistemit, shpjegoi ministri në një deklaratë.

“Ne jemi në krye të punës dhe po punojmë riparimin sa më shpejt të problemit. Zjarri është kapur plotësisht dhe mbi gjysma e lidhjeve tani janë mbyllur, dhe pjesa tjetër do riparohet plotësisht brenda një kohe të shkurtër,” shtoi Adelabu.

Megjithëse Nigeria është një prodhues i rëndësishëm i naftës dhe gazit, furnizimi me energji elektrike në ekonominë më të madhe të Afrikës thuhet të jetë i paqëndrueshëm. Të paktën katër ndërprerje të rrjetit u regjistruan në vitin 2022, për çështje teknike sipas autoriteteve.