Vendosni fjalën kyçe....

Dalin në shitje biletat e sfidës Shqipëri-Çeki, bllokohet faqja e FSHF-së


Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë sot në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki, e cila është planifikuar të luhet në datën 12 tetor në Tiranë. 

Interesimi për këtë takim, është i jashtëzakonshëm duke parë faktin se mund të jetë vendimtare për kualifikimin në Europian.

Mbi 200 mijë kërkesa për një biletë ka pasur menjëherë pas fitores ndaj Polonisë dhe pasi dolën sot në shitje, ka rënë faqja e Federatës. Për disa minuta, ka qenë e pamundur që të provosh për të blerë një biletë dhe shumë prej tifozëve, janë detyruar të presin.