Vendosni fjalën kyçe....

Fatmir Xhafaj kundër pagës më të lartë së gjyqtarëve të Kushtetueses ndaj atyre të GJKKO: Nuk e kuptoj këtë logjikë!


Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, ku u diksutuan shtesat që lidhen me rritjen e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, u shpreh kundër rritjes së pagës për gjyqtarët e Kushtetuese për sa kohë rroga e tyre është me lartë sesa ajo e gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK e GJKKO..

Xhafaj thotë se është pro rritjes së pagës, por brenda një logjike përsa i përket përpjestimit midis këtyre institucioneve në punën e tyre.

“Një gjyqtar i Kushtetueses i bie të marrë 644 640 lekë dhe një i GJKKO që gjykon nga mëngjesi deri në darkë i bie të marrë 376 380 lekë.

Nuk jam kundër rritjes së pagave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të kenë pagë më të lartë, por personalisht nuk e kuptoj si është ndërtuar e gjithë kjo, ky përpjesëtim kaq i madh dhe fakti që këta paskan një vështirësi të madhe në punë mbi këta që gjykojnë krimin, korrupsionin që hetojnë dhe gjykojnë edhe këta për korrupsion.

Keni futur një rreth pa shumë logjikë të shëndetshme gjykoj unë personalisht. Jam pro rritjes së pagës, por brenda një logjike, dhe jam kundër shtesë së për vështirës, 58% që e keni shtuar”, u shpreh ai.