Vendosni fjalën kyçe....

Tërmet në Marok, Presidenti Begaj: Ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura


Shqipëria ka shprehur solidaritetin e saj për Marokun, i cili u godit mbrëmë nga një termet me magnitudë 6.8.

Presidenti Bajram Begaj shkroi se Shqipëria qëndron me popullin e Marokut në këto momente kaq të vështira dhe ndan të njëjtën dhimbje.

“Zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun. Ne qëndrojmë me popullin e Marokut dhe u dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura nga kjo tragjedi”, shkruan Begaj në X, ish-Twitter.