Vendosni fjalën kyçe....

Detaje të reja për vrasjen në Vlorë, gjendet një makinë e djegur në afërsi të ish-shkollës së Aviacionit


Drejtoria e Policisë së Vlorës, në një komunikim për mediat bëri me dije se aktualisht janë marrë masa për ndjekjen e autorëve, si edhe bllokimin e pikave kryesore të qytetit.

Drejtori për Sigurinë dhe Rendin, Gazment Shehu theksoi se në orët në vijim do të raportohen të tjera detaje për këtë ngjarje të rëndë.

Ndërkohë është gjetur një automjet i djegur në afërsi të ish-shkollës së Aviacionit që dyshohet se është përdorur për ngjarjen.