Vendosni fjalën kyçe....

Kancelari gjerman zbulon mavijosjen e syve


Kancelari gjerman Olaf Scholz ka ndarë një pamje duke u tallur me veten pasi sipas tij është rrëzuar dhe ka goditur fytyrën e tij ndërsa ishte duke vrapuar. Lëndimi e detyroi atë të anulojë një paraqitje në një event të dielën.

Fotoja, të cilën kancelari e postoi në X (ish-Twitter) të hënën, e tregon atë me mavijosje të dukshme në fytyrë dhe një njollë në sy. Ajo u shoqërua nga një fjalë e urtë gjermane që përafërsisht përkthehet si ‘e qeshura është gjithmonë tek humbësi’.

Udhëheqësi gjerman tha se ishte ‘i emocionuar’ kur shihte memet e tij me arnën e syrit, duke shtuar se ‘duket më keq se sa është’ dhe duke falënderuar dashamirësit.

Të shtunën, një zëdhënës i qeverisë gjermane njoftoi se kancelari nuk do merrte pjesë në një ngjarje zgjedhore rajonale në qytetin e Heringen të dielën për shkak të një fatkeqësie sportive. Zëdhënësi nxitoi të shtojë se lëndimi nuk ishte i rëndë dhe nuk do ndikonte në planin e Scholz për këtë javë.

Michael Roth, një deputet socialdemokrat në Bundestag dhe mik i vjetër i Scholz, deklaroi se ‘kancelari pati një aksident sportiv të shtunën, ai nuk po ndihet shumë mirë, për fat të keq, të gjitha ngjarjet duhet të anulohen, vizita e tij në Heringen gjithashtu’.

Scholz do paraqitej në një ngjarje të dialogut qytetar, në të cilën do merrnin pjesë 130 persona. Sipas raportimeve të mediave, ishte Roth ai që e kishte ftuar kancelarin në Heringen.

Ndërkohë, të martën, Scholz është planifikuar të mbajë një fjalim në ekspozitën ndërkombëtare të automobilave IAA Mobility në Mynih. Të nesërmen, ai do shkojë në Bundestag për një debat, me një udhëtim në Nju Delhi, Indi për samitin e G20 të planifikuar për të premten.