Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Të ndërtojmë axhendë të përbashkët parlamentare, ndasitë nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj demokratëve


 

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e thirrur sot me deputetët e opozitës, Gazment Bardhi bëri thirrje që deputetët duhet të lënë pas debatet e brendshme dhe të dalin me axhendë të përbashkët parlamentare.

Bardhi tha se ndasitë në qëndrime veçanërisht për çështje të ndryshme, veçanërisht brenda PD nuk duhet të shfokusojnë përgjegjësinë ndaj qytetarëve dhe demokratëve

“Masakra zgjedhore dhe mënyra se si Rama organizon zgjedhjet, jo të gjitha fenomenet kriminale të krijuara prej tij, nuk zgjidhen me reformën zgjedhore. Çdo ditë kjo qeveri prodhon nga një skandal. Duhen ngritur komisione hetimore. Ky është takimi i parë që pas zgjedhjeve të 25 prillit, duhet të flasim për çështje që na bëjnë bashkë. Të ndërtojmë axhendë të përbashkët parlamentare gjejmë zgjidhje për probleme që duken në qëndrime të kundërta.

Respektojmë qëndrime të secilit koleg për çështje që na kanë ndarë deri në këtë moment. Ndasitë në qëndrime veçanërisht për çështje të ndryshme, veçanërisht brenda PD nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj qytetarëve dhe demokratëve.

Duke ruajtur mendimin individual për zhvillimet apo debatet e brendshme, ndaj bindjen që kjo nuk do të na pengojë që sot të unifikojmë një qëndrim të aksionit tonë opozitar kundër keqqeverisjes së Ramës duke dalë me axhendë të përbashkët parlamentare”, tha Bardhi.