Vendosni fjalën kyçe....

E zë traktori poshtë, humb jetën 45-vjeçari në Dimal


Një 45-vjeçar ka humbur jetën në Dimal.

Sipas policisë, viktima me iniciale R.D. banues në fshatin Sheq ka qenë duke punuar tokën kur traktori është përmbysur duke e zënë poshtë.

Njoftimi

“Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, shtetasi R.D., 45 vjeç, në fshatin Sheq, Dimal, duke punuar tokën me mjet buqësor (traktor), dyshohet se aksidentalisht mjeti buqësor është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Për pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”