Vendosni fjalën kyçe....

Kadastra, Rama publikon foton e e sistemit të ri digjital: Po zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve


Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të sistemit të ri dixhital të Kadastrës si shenjë e fluksit të punës që hedh poshtë akuzat se ky sistem nuk funksionon.

Rama shkruan se përmes këtij sistemi, nuk funksionojnë më ndërhyrjet apo shanset për rryshfet.

 “Kjo është vetëm një fotografi e fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje nga lart, poshtë, anash për të marrë e dhënë favore, pa shans për rryshfet sepse sistemi nuk ha mik dhe pa të gjitha sekëllditë e tmerret e të kaluarës në marrjen e shërbimit” shkruan Rama.

Rama vijon se vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta.

“Ndërkohë që po, e vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta, por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem ARMIQËSOR ME KORRUPSIONIN dhe MIQËSOR ME QYTETARIN”

 

Kadastra, Rama publikon foton e e sistemit të ri digjital në punë: Po zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve