Vendosni fjalën kyçe....

Sfida Laçi-Erzeni prodhon gjashtë gola dhe asnjë fitues


Sfida Laçi-Erzeni dhuroi një futboll i hapur që prodhoi gjithçka, por në fund, dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit 3-3.

Kurbinasit kishin kontrollin e lojës, ishin dominues, por nuk arritën të mbyllin këtë sfidë në asnjë moment, madje shpërdoruan një avantazh të dyfishtë.

Sobovale kaloi Laçin në avantazh në minutën e 17-të, pas një rrëmuje në zonë, ku Mihana nuk arriti të largoj topin si duhej. Mihana u shndërrua në protagonist kryesor i këtij takimi teksa në minutën e 21-të, me një veprim fantastik dhe me një finalizim spektakolar barazoi shifrat në 1-1, një gol për katalog që solli festë në radhët e tifozëve shijaks.

Ekipi i Nicës nuk e humbi kontrollin e lojës dhe në minutën e 30-të rikthehen sërish në avantazh, me Barjamin që finalizoi me gol aisistin e Ujkës.