Vendosni fjalën kyçe....

Primaret në Kukës, Berisha: Pjesëmarrje masive, demokraët të zgjedhin kandidatin për zgjedhjet e 24 shtatorit


Në Kukës mbahen sot Primaret për të përcaktuar kandidatin me të cilin do paraqitet Rithemelimi i PD-së në zgjedhjet vendore të 24 shtatorit pas dorëheqjessë Safet Gjicit.

Në garë janë gjashtë kandidatë ndërsa kreu i Rithemelimit shkuans e pjesëmarrja është e madhe, duke e shoqëruar komentin me një video.

“Pjesëmarrje masive në primaret në Kukës. Ftesë për të gjithë demokratët e Kukësit të marrin pjesë në primare për zgjedhjen e kandidatit të tyre për Bashkinë Kukës. Suksese”, shkruan ai në Facebook.

Në disa deklarata ai ka hedhur poshtë ftesën e PD-së së Bashës për bashkëpunim në këto zgjedhje. PD-ja ka propozuar si kandidat të përbashkër kreun e degës në Kukës, Arif Rexhmati, por ai është hedhur poshtë nga Rithemelimi që ka nxjerrë gjashtë kandidatë për primaret që mbahen sot.