Vendosni fjalën kyçe....

U kapet kanabis, arrestohen at e bir në Tiranë


Babë e bir janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për shitje lëndësh narkotike.

50-vjeçari D.K. i biri, 20-vjeçari G.K. banues në Kashar, ndërsa një 28-vjeçar me iniciale E.K..

Gjatë kontrollit në lokal, policia ka gjetur rreth 1 kg kanabis e ndarë në doza gati për shitje.

Njoftimi

“DVP Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Kashari”. Shisnin lëndë narkotike kanabis, në lokalin e tyre, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir). Shpallet në kërkim një 28-vjeçar, bashkëpunëtor me këta 2 shtetas. Procedohet në gjendje një shtetas që dyshohet se ka blerë lëndë narkotike në këtë lokal. Sekuestrohet 1 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që u gjet gjatë kontrollit në lokal. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca operative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kashari”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: -D. K., 50 vjeç dhe G. K., 20 vjeç (babë e bir), banues në Kashar;

-u shpall në kërkim shtetasi E. K., 28 vjeç, banues në Kashar;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. V., 21 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar, në afërsi të liqenit të Kasharit, shtetasin D. V., 21 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi D. V. e kishte blerë lëndën narkotike te lokali i shtetasve D. K. dhe G. K. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”