Vendosni fjalën kyçe....

Evi Kokalari aludon një marrëveshje Veliaj-Peka për kullën 64 kate


Evi Kokalari ka aluduar një marrëveshje Veliaj-Peka për kullën 64-katëshe në qendër të Tiranës, të dyshuar si të Berishajve.

Ajo citon kryebashkiakun e Tiranës Veliaj që ka pohuar në një intervistë se ka qenë anëtar jurie në konkursin për studion fituese të kullës.

Ajo shkruan në Facebook se gazetari Çim Peka të flasë se çfarë ka diskutuar me Veliajn në periudhën prill-maj 2022 deri në 14 maj 2023, fakt të cilin e ka pohuar edhe Berisha.

Kokalari thekson se takimet Peka-Veliaj janë absurd ndërkohë që Berisha denonconte aferën e inceneratorëve e korrupsionin e Ramës.

“Sot Veliaj paska thënë në një intervistë se ka qënë anëtar (jurie) në konkursin për studion fituese të garës së 1 Tetorit. Çuditërisht Edi Rama e la jashtë këtë detaj dje kur na shiti gjithë atë çarçaf mbushur me vrer dhe gënjeshtra! Ka ardhur koha që Cim Peka të flasë se çfarë ka disktutuar me Erion Veliajn në takimet e tij duke filluar nga Prilli -Maji in 2022 e deri në 14 Maj, 2023, fakt ky që e ka dëshmuar dhe Berisha vetë në një studio televizive. Këto takime janë absurde kur Berisha vetë ditë & natë denonconte aferet e inceneratorëve dhe korrupsionin e Ramës dhe opozita ishte në luftë për mbijetesë.” – shkruan Kokalari.