Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Gjirokastër, policia njofton për 4 të plagosur


Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi paraditen e sotme në Gjirokastër.

”Rreth orës 11:05, në aksin rrugor “Gjirokastër-Subash”, pranë fshatit Shtëpëz, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Dh., është përplasur me automjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin J. Z.

Nga përplasja, janë dëmtuar lehtë drejtuesi mjetit J. Z dhe pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Renault”, shtetasit M. Z., B. T., M. T.,të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Gjirokastrës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.” njofton policia.