Vendosni fjalën kyçe....

Rusia godet qendrën e transfuzionit të gjakut në Ukrainë, Zelenski e quan krim lufte


Një “bombë e drejtuar” ruse ka goditur një qendër transfuzioni gjaku në Ukrainën verilindore, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur katër, thonë zyrtarët ukrainas.

Volodimir Zelenski postoi një imazh të ndërtesës në zjarr si rezultat i sulmit të së shtunës mbrëma në rreth Kupiansk, në rajonin e Kharkiv, sipas BBC.

“Ky krim lufte vetëm thotë gjithçka për agresionin rus,” tha ai.

Rusia nuk ka komentuar. Ajo ka mohuar më parë të gjitha akuzat për shënjestrimin e civilëve – ose krime lufte.