Vendosni fjalën kyçe....

Parcela me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, Balla: U zbulua në koordimin me policinë ushtarake


Në një prononcim për median ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se operacioni i ndërmarrë dje, që zbuloi parcelën me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit në Tiranë është bërë në koordinim me policinë ushtarake.

Balla theksoi se parcela është zbuluar pikërisht në koordinatën që vetë policia ushtarake ka dhënë.

“Kemi pasur bashkëpumin të shkëlqyer me policinë ushtarake. Edhe në atë koordinatë që kemi marrë kemi ndërhyrë. Mos bini në gracat që duan të ngrenë të një palë kundër një pale tjetër” tha Balla.

Zbulimi i parcelës me 125 bimë kanabis brenda në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr të Tiranës çoi në pranga tre ushtarakë ndërsa 4 do të hetohen në gjëndje të lirë mes tyre komandati i repartit zv. komandati i tokës.

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, me detyrë shefa seksioni ndërsa po hetohet në gjëndje të lirë, Komandant Reparti zv/komandanti i togës dhe specialisti dhe magazinieri i repartit.

 

Të arrestuar

– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;

– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;

– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

U proceduan penalisht në liri:

– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;

– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;

– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;

– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.