Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja Bashkë thirrje për protestë kundër shkatërrimit të lulishtes në qendër të Tiranës


 

Lëvizja Bashkë ka paralajmëruar një protestë në qendër të Tiranës përsa i përket ndërtimit të kullës me 58 kate “Mount of Tirana” (Mali i Tiranës) në lulishten përballë 9-katësheve në qendër të kryeqytetit, e cila sapo ka nisur punimet me hapjen e gropës.

Kreu i kësaj lëvizjeje Arlind Qori, nëpërmjet një video mesazhi thotë se ”ata që e kanë pushtetin në Tiranë duan ta kthejnë kryeqytetin në një qendër tregëtare”

 “Hileqarët në pushtet kanë zgjedhur gushtin muajin kur shumë qytetarë janë me pushime si kohën për të shkatërruar parkun” vijon ai teksa iu bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen në këtë protestë.

Aktivistët e Lëvizjes Bashkë që ditën e kaluar kanë protestuar në këtë zonë, duke u bërë thirrje qytetarëve të ngrenë zërin kundër “Ramës, Veliajt dhe oligarkëve” që po shkatërrojnë qendrën e kryeqytetit.