Vendosni fjalën kyçe....

Arsenal fiton superkupën e Anglisë


Arsenal ka fituar trofeun e 17-të të Superkupës së Anglisë, pasi mundi me penallti Manchester Cityn. Në “Wembley” koha e rregullt përfundoi 1-1, në një sfidë spektakolare.

Skuadra e drejtuar nga Michel Arteta iu afrua shumë golit në minutën e 25-të me Havertz dhe Martinelli, por as njëri as tjetri nuk u treguan të saktë, duke shpërdoruar kështu një rast të artë.

Në fundin e fraksionit, portieri Ortega shpëton portën nga një gol i sigurt, teksa sërish Havertz gaboi nga fare pranë portës. Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola bën lëvizjen e duhur në pjesën e dytë, duke larguar Haaland dhe duke aktivizuar Cole Palmer. Pikërisht Palmer, mesfushori 21-vjeçar shndërron në gol një kundërsulm perfekt të Citizens në minutën e 77-të.