Vendosni fjalën kyçe....

Automjeti del nga rruga në Vlorë, humb jetën një person


Një aksident raportohet të ketë ndodhur në fshatin Kotë të Vlorës.

Një automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Qafa e Dushkut” dhe për pasojë drejtuesi ka humbur jetën.

Ende nuk ka detaje shtesë mbi ngjarjen, ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.