Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Lulzim Basha ka ende shumë për të dhënë për opozitarizmin


Deputetja e PD-së Ina Zhupa tha mbrëmjen e sotme se e vlerëson maksimalisht ish-kreun e PD-së Basha.

E ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, demokratja tha se Basha ka ende shumë për të dhënë për opozitarizmin.

Ajo uroi që ish-kryedemokrati të rikhehet aktiv në të gjitha strukturat e PD-së.

“Për Bashën kam një respekt maksimal, kam qenë një nga bashkëpunëtoret e tij më të ngushta. Uroj ta shoh sa më shpejt aktiv në të gjitha strukturat e PD dhe kudo në parlament. Është një njeri që ka shumë për të dhënë ende për opozitarizmin dhe nuk ka arsye pse mos të jetë aktiv dhe të mos bashkohet për një lloj opozitarizmi kundrejt Edi Ramës.” – tha Zhupa.