Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e Mjekësisë tubohen para parlamentit: Do e çojmë në Kushtetuese ligjin


Studentët e Mjekësisë po zhvillojnë një protestë para parlamentit teksa në seancën e fundit pritet të miratohet ligji për mbajtjen e diplomave të tyre 5 vjet pas përfundimit të studimeve.

Siç kanë bërë edhe më herët studentët e kundërshtojnë nismën e qeverisë për ligjin në fjalë duke thënë se qeveria po i detyron që të studiojnë në universitete private.

Sipas qeverisë, ligji në fjalë bëhet për interesin publik me argumentimin se studentët përfitojnë nga taksapaguesit gjatë studimit e për këtë arsye duhet të shërbejnë të paktën 5 vite në vend para se të kenë të drejtën të ikin.

Studentët kanë paralajmëruar se do e çojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin në fjalë ndërsa kanë paralajmëruar për bojkotim të nisjes së vitit të ri akademik.

“Do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese.” – thanë studentët gjatë protestës.