Vendosni fjalën kyçe....

Reagon editori i Alfapress: Lajmi për llogaritë e Ahmetajt është korrekt, mediat të njëanshme


 

Ediotri i portalit Alfaprress, Poli Hoxha, ka reaguar pas statusit të sotëm të Arben Ahmetajt në lidhje me transfertat bankare drejt Zvicrës, i cili thoshte se janë transferta imagjinare dhe se këto lajme i përhap një Spin Doktor. (kliko këtu)

Hoxha shkruan se lajmi i Alfapress.al (kliko këtu) për transfertat bankare të bashkëjetueses së Arben Ahmetaj drejt Zicrës dhe të disa familjarëve në shtete të tjera, është i bazuar në dokumentacion orgjinal.

Në ragimin e tij, Hoxha përmend edhe Portalin Syri.net, ku ky i fundit ka nxjerrë emrin e Portalit Alfapress dhe të vet editorit Hoxha, që janë përdorur nga Veliaj për lajimin e transfertave, gjë që ai e hedh poshtë.

Nga e gjitha kjo, Hoxha shkruan më tej se shumë shpejt do të dalë sheshit roli i medieve dhe drejtuesve të saj te të gjithë aferat korruptive, majtas dhe djathtas, si edhe derdhjet në llogari bankare, në kesh, ’sponsorizime’, prona etj…

 

Reagimi i Poli Hoxhës:                              

Tani që të jeni të qartë: Lajmi i Alfapress.al për transfertat bankare të bashkëjetueses së Arben Ahmetaj drejt Zicrës dhe të disa familjarëve në shtete të tjera, (kanë tentuar madje të bëjnë të tjera deri ditën e martë të javës që shkoj), është i bazuar në dokumentacion orgjinal. Aty brenda ka plot thagma të tjera, edhe për ata që bëjnë si të skandalizuar nga afera e Inceneratorëve.           

Arben Ahmetaj u bë i gjallë në FB nga arratia pas këtij lajmi, kontrolleve dhe sekuestrimit të disa apartamenteve nga SPAK. Foli për transferta imagjinare dhe siluroj, duke thënë që këto lajme i përhap një Spin Doctors. Nëse e ka për mua këtë gradë tregon që se paska idenë fare se çfarë ndodh në medien shqiptare dhe mirë ja kanë bërë ata drejtues mediesh dhe gazetarë që i kanë marrë miliona dhe tani po e shesin. Ai duket se do rrëfehet vetë kohë pas kohe, ndaj le të çajnë barkun.                              

 Por e di që nuk e ka me mua, ashtu siç ai e di gjithashtu, se unë nuk kam asgjë personale, sepse nuk kam ndarë as me atë dhe as me armiqtë e tij, as edhe një telefonatë apo mesazh, e jo më kafe, dreka, dhurata etj, si shumë kolegë të nderuar.                                  

Portalit Syri.net ku kam punuar gjatë, pasi përmend Alfapress.al dhe emrin tim për lajmin në fjalë, shkruan se Spin Doktors është Endri Fuga. Pra sipas tyre, Ahmetaj, paska thënë në reagimin e tij se Fuga, (Kupto Veliaj) më ka përdorur mua dhe Alfën, për lajmin e transfertave. Bukur shumë, sepse me këto ritme shumë shpejt do të dalë sheshit roli i medieve dhe drejtuesve të saj te të gjithë aferat korruptive, majtas dhe djathtas.                                 

Do dalin derdhje në llogari bankare, në kesh, “sponsorizime”, prona, shtëpi, sekserllëqe për leje ndërtimi, licensa, kapo të krimit që japin pako me para, (të filmuara se ai që i jep nuk i ka gjetur në rrugë të shkretat por i fiton me gjak), për të gjithë do dalin. Do ti  tregojë  vetë Ahmetaj, Veliaj, Fuga, Kastrati, Ulaj, Mane e të tjerë. Mos u bëni merak fare, vetëm pak durim  ndaj të kthehemi te çështja.                                                                                     Ajo që nuk më erdhi mirë nga pikpamja profesionale ishte se jo vetëm Syri por edhe medie të tjera, (drejtuesit e të cilave i kam “miq”), hedhin reagimin e Ahmetajt për lajmin e Alfapress.al  por   nuk botojnë lajmin orgjinal            (https://alfapress.al/…/eksluzive-zbulohen-transfertat… ).                                             Jo se ma ndjen faktikisht për këtë gjë, por ju ka “humb” lajmi që në fakt është llogaria  CRESLJZZ69A në Credit Suisse. Si është ajo shprehja; ndiq lajmin e fundit, apo ndiq llogaritë bankare të hershme dhe fringo të reja?! 🤣 Gjithsesi nuk ka problem kolegë mund të keni xhan e inat Ahmetajn, Fugën, Veliajn dhe kë të doni. Unë shqetësohem nga këto po aq sa ai udhëtari xhep-shpuar, kur e sulmojnë hajdutët. Tung në llogari të tjera bankare jo vetëm në Zvicër, por edhe Qipro etj😉