Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i Vetëvendosjes akuzon njerëzit pranë Kurtit për zhdukjen e provave të rastit ‘Dehari’ (Video)


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, gjatë një konference për shtyp ka akuzuar njerëzit pranë Albin Kurtit për zhdukjen e provave për rastin “Dehari”.

Abazi i cili ka përmendur disa audio-incizime sot në konferencën e thirrur nga ai, u shpreh se ato konfirmojnë zërin e deputetëve përbrenda parlamentit e ngufatin Saranda Bogujevci, Mimoza Kusari dhe Dejona Mihali.

Sipas Abazit, tri gratë e përmendura më lartë janë ato që e ngufasin zërin e deputetëve.

Deputeti Abazi gjatë një konference për media ka thënë se prokuroria duhet t’i kërkoj video-incizimet për zhdukjen e mostrave të rastit ‘Dehari’.

Abazi hodhi dyshime se si është e mundur që në qeverisjen e LVV-së dhe një vend të monitoruar 24 orë nga kamerat, të zhduken mostrat e këtij rasti.

Audioinzicimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dejona Mihalit për ngulfatjen e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit. Videoincizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”, u shpreh ai.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, ka drejtuar akuza ndaj anëtares së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Dejona Mihalit, të cilën e ka quajtur “mashë të kontrollit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes”.

Sipas Abazit, Mihali është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe vendimmarrjen që bëhet.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të deputetit të LVV-së, Haki Abazi për zhdukjen e provave për rastin ‘Dehari’.

Prokuroria thotë se ka dëgjuar më vëmendje deklaratën e Abazit gjatë konferencës së sotme për shtyp dhe i njëjti së shpejti do të intervistohet nga ta.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim”- thuhet në njoftim.

Për deklaratat e deputetit Abazi reagoi edhe Ministria e Drejtësisë në Kosovë.

Zyra për komunikim e MD-së i tha se ministrja Haxhiu e ka dhënë dëshminë e saj para institucioneve të drejtësisë dhe tani radhën e ka deputeti Abazi.

Por MD uron që Abazi “të mos tentojë të fshihet prapa imunitetit prej deputeti”.

Gjithashtu, MD thotë se është e “papranueshme tendenca e deputetit për të keqpërdorur këtë rast për qëllime të ulta”.

Sapo jemi njoftuar lidhur me deklaratat e tilla, kemi njoftuar kryeprokurorin e shtetit. Ky rast është shumë i ndjeshëm sikurse edhe ka vëmendjen e opinionit publik. Ministrja Haxhiu ka dhënë dëshminë e saj para institucioneve të drejtësisë. Dëshmitari i radhës është deputeti Abazi. E ka përgjegjësinë ligjore që të flas për secilin pretendim. Urojmë që të mos tentojë të fshihet prapa imunitetit prej deputeti. Ne e konsiderojmë të papranueshëm tendencën e tij për të keqpërdorur këtë rast për qëllime të ulëta”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë dhënë Gazetës Express.