Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në Kuvendin e Kosovës,prokuroria nis hetimet


Të tjera përplasje ka pasur në Kuvendin e Kosovës mbrëmjen e sotme gjatë seancës plenare. Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca ka paralajmëruar deputetët e opozitës me përjashtim nga seanca nëse vijojnë të bllokojnë foltoren.

“Deputetëve të cilët nuk po e lirojnë foltoren ua jap vërejtjen me paralajmërim për largim nga seanca”, tha Konjufca.

Deputetët opozitarë nga ana e tyre kanë kërkuar që seanca të ndërpritet menjëherë, duke argumentuar se ‘nuk ka kushte’ që ajo të vazhdojë.

Prokuroria themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas përleshjeve fizike në Kuvendin e Kosovës, midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të qeverisë.

Gjatë seancës plenare paraditen e së enjtes, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mbante fjalim, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku hodhi ujë në drejtim të tij, e pastaj në drejtim të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimit.