Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për Ahmetajn: Dërgimi i tij në azil nga Rama shënon kulmin e degradimit të organizatës kriminale


 

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish zevendës kryeministrit Arben Ahmetajt dhe hetimet ndaj tij.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e ka cilësuar kabinetin qeveritar me një organizatë kriminale që në bashkëpunim me njëri-tjetrin mundësuan arratinë e Ahmetajt.

 

“Për herë të parë në historinë e vendit superministri apo zv.kryeministri i qeverive të Ramës, de facto organizatës kriminale të kryesuar prej tij, arratiset.

Arben Ahmetaj disa orë përpara se prokuroria e partisë të kërkonte leje për arrestimin e tij. Prokuroria njoftuan Ahmetajn para Kuvendit për vendimin e  arrestimit të tij. Për të mos e emocionuar gjatë arratisë, kërkesa e prokurorisë së shtetit ishte fshehur për tre ditë nga parlamenti i vendit.

Dje, Arben Ahmetaj tregoi se cila është shkalla e ulët morale, standardi më i ulët i anëtarëve të organizatës kriminale të Ramës. Zv, ministrat e tij, të cilët pasi pasurohen duke vjedhur sapo të thirren për të dhënë shpjegime arratisen pa u hyrë ferra në këmbë. Arratisja e Ahmetaj se për anëtarët e organizatës kriminalë të Ramës, përgjegjësia zëvendësohet me vjedhjen si të pangopur.

Dërgimi i tij në azil nga Rama shënon kulmin e degradimit të organizatës kriminale.”– thotë Berisha.