Vendosni fjalën kyçe....

U rrëzua nga skela teksa punonte, ndërron jetë 39 vjeçari shqiptar në Kretë


Një 39-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në spital, pasi ra nga skela disa ditë më parë dhe mbeti i plagosur rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kretë, ku shqiptari u rrëzua nga një skelë 8 metra e lartë.

Fillimisht ai u transferua në spitalin e Rethymno-s, por u gjykua e nevojshme transferimi i tij në Repartin e Mjekimit Intensiv të Spitalit të Chanias, ku ndërroi jetë pas një jave.