Vendosni fjalën kyçe....

Soros publikon fotot nga ditëlindja e Ramës: Me dy nga liderët më të mëdhenj të botës, Rama e Clinton


Alex Soros ka hedhur në Instagram foto nga ceremonia e dekorimit në Tiranë të ish-presidentit amerikan Bill Clinton si dhe ditëlindja e kryeministrit Rama.

Ai i quan Clinton e Ramën du nga loderët më të mëdhenj në botë teksa shprehet i surprizuar që Rama e ka ditëlindjen në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

“Dje me dy nga liderët më të mëdhenj të botës, Ediramaal & BillClinton. I nderuar që jam në Tiranë pasi Bill Clinton arriti për herë të parë në Shqipëri dhe iu dha Ylli i Madh i Mirënjohjes për Arritjet Publike në prag të Ditës së Pavarësisë. Shqipëria është ndër vendet më pro-amerikane në botë dhe një aleat i madh, falë lidershipit të Edi Ramës. Dhe çfarë rastësie që Edi Rama ka lindur më 4 korrik!!! Duke festuar Ditën e Pavarësisë dhe ditëlindjen e vëllait tim Edi, me këta dy burra të mëdhenj ishte një çast kulmor që do e çmoj përgjithmonë! Gëzuar Ditën e Pavarësisë nga Tirana, Shqipëri! 4 korrik.” – shkruan Soros.