Vendosni fjalën kyçe....

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton largohet nga Tirana, përcillet nga Rama në Rinas: ‘Ishte e gjitha e jashtëzakonshme’


Kryeministri Edi Rama ka përcjellë në Rinas ish presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, i cili mbërriti dje në vendin tonë.

Nëpërmjet një postimi, kryeministri Rama ndan edhe një foto nga çasti i përcjelljes së ish presidentit Clinton, bashkëngjitur edhe disa fjalë të cituara nga ky i fundit.

Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania” – shkruan Rama.