Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mbledh të tijtë: PS-ja mban peng nismat e opozitës, gjueti shtrigash me Lustracionin


Kreu i Rithemelimit të PD-së Berisha ka mbledhur sot deputetët që e mbështesin.

Ai ka akuzuar PS-në për bllokimin e gjashtë nismave të deputetëve demokratë duke përmendur Ligjin e Lustracionit.

Sipas tij ligji më fjalë të dhe ligji për lustracionin.

Berisha tha se ligji në fjalë identifikon deputetët, gjykatësit, prokurorët, zyrtarë te lartë për bashkëpunimin e tyre të dikurshëm me Sigurimin e Shtetit, duke i detyruar të largohen nga detyra.

“Rregullat parlamentare bllokohen pa arsye ligjore, por kryekëput politike për të heshtur opozitën në parlament.Siç e dini, janë një sërë nismash të grupit parlamentar, të cilat kanë muaj e muaj që mbahen në sirtarët e Lindës së Parlamentit me urdhër të Edi Ramës në mënyrën më absurde, më të padrejtë, dhe vazhdohet sikur nuk ndodh asgjë. Prej mbi gjashtë muajsh ne kemi dërguar në Kuvend ligjin e Lustracionit. Ai ligj jo vetëm identifikon deputetët, gjykatësit, prokurorët, zyrtarë te lartë për bashkëpunimin e tyre të dikurshëm, ose jo me Sigurimin e Shtetit, por ai detyron largimin nga shërbimi, nga detyra i atyre që dalin se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit. Ky ligj është aplikuar në vitin 1996. Këta duan të bëjnë gjahun e shtrigave sepse nuk pranojnë Ligjin e Lustracionit, që është i plotë, gjithëpërfshirës. Ata duan të vendosin amendamente vetëm në kodin zgjedhor, në ligjin e dekriminalizimit. Duan që të shpëtojnë për të mbajtur peng gjykatës dhe prokurorë që nuk kanë ikur, që vettingu do i nxirrte nga shërbimi.” – tha Berisha.