Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, ndërron jetë shoferi 19-vjeçar në Fier


Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Seman. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Hamil, ku një automjet ka dalë nga rrugadhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi 19-vjeçar, Kristian Thomo,

“Sot rreth orës 14:45, në fshatin Hamil, shtetasi K. Th., 19 vjeç, banues në Hamil, Fier, duke drejtuar automjetin tip ‘Volksëagen’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.”- thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.