Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhja për kryetarin e ri, PD publikon formularin dhe kriteret për kandidatët


Partia Demokratike ka publikuar kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për kryetar në PD-së. Sipas rregullores të publikuar, vihet re se kandidatët duhet të jenë anëtarë prej 3 vitesh.

Po ashtu një tjetër kriter interesant është edhe fakti se kryetari i ri i PD-së duhet të këtë kontribuar në fushatat e partisë në 3 vitet e fundit. Kriter ky që duket se mund të paralizojë Lulzim Bashën, i cili nuk është se ka qenë shumë aktiv në fushatën për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj.

Një tjetër kriter është se duhet të mos kenë dëmtuar interesat elektorale në 3 vitet e fundit. Po ashtu duhet të ketë figurë të pastër gjyqësore dhe ideologjike si dhe të jetë i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.

 

(kliko këtu për dokumentin e plotë- shtojca 1)