Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç bojkoton takimin me Kurtin në Bruksel: E pakuptimtë të flas me dikë që s’është i gatshëm


Presidenti serb Vuçiç ka thënë se nuk ka asnjë kuptim që të flasë me kryeministrin e Kosovës Kurti duke qenë se ky i fundit, sipas tij, nuk është i gatshëm ta bëjë këtë.

Ai theksoi se nuk do marrë pjesë në takimin në Bruksel, ndërsa akuzoi zyrtarët e EULEX-it si gënjeshtarë lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës.

“Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë. EULEX na thotë ‘po e vëzhgojmë nga afër’. Ju gënjeshtarë, e vetmja gjë që ju doni të ‘vëzhgoni nga afër’ është dëbimi i serbëve. Kurti ka krijuar një situatë kriminale ku keqtrajton të gjithë qytetarët e nacionalitetit serb. Mendoja se po e bënte vetëm, por tani e di që e ka mbështetjen e disa vendeve perëndimore.” – ka thënë Vuçiç për mediat në Beograd.