Vendosni fjalën kyçe....

Ishin bllokuar në një zonë të thepisur në Himarë, shpëtohen dy turistët holandezë


Dy turistë holandezë që kishin mbetur në gjirin e Filikurit në Himarë janë shpëtuar nga policia kufitare.

Njëri nga turistët ishte dëmtuar për shkak të rrëzimit e kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të thepisur.

Ata janë gjetur pas disa orësh kërkimi e më pas janë transportuar me mjetin lundrues të policisë kufitare në hotelin ku po qëndronin.